Ndërlidhjet

Jep dorëheqje lideri i Pegida


Lutz Bachmann
Lutz Bachmann

Lideri i Evropianëve Patriotë kundër Islamizimit të Evropës e njohur si Pegida, Lutz Bachmann, ka dhënë dorëheqje sot, në ditën kur dhjetëra mijëra njerëz në Gjermani, pritet të mblidhen sonte në protestën e thirrur nga Pegida dhe të tjerë që e kundërshtojnë thirrjen e kësaj lëvizje.

Në tubimet e sontme në Gjermani, organizatorët kanë thënë se priten më shumë kundërshtarë të Pegida sesa mbështetës të kësaj lëvizje anti-islamike.

Bashkëthemeluesja e Pegida, Kathrin Oertel, ka thënë se lideri Lutz Bachmann ka thënë dorëheqje por “Pegida do të vazhdoj”.

Për shkak të disa deklaratave të tij publike, prokurorët gjermanë janë duke e hetuar Lutz Bachmann për veprën penale të nxitjes së urrejtjes.

XS
SM
MD
LG