Ndërlidhjet

Lideri i Pegida jep dorëheqje pasi ofendoi refugjatët


Lutz Bachmann,
Lutz Bachmann,

Lideri i Evropianëve Patriotë kundër Islamizimit të Evropës e njohur si Pegida, ka dhënë dorëheqje pas publikimit të një fotoje të tij sikurse Adolf Hitleri dhe pas raporteve se ai i ka ofenduar refugjatët, duke iu thënë se janë njerëz me gjykim të dobët dhe se janë kafshë.

Lutz Bachmann, 41 vjeçar, i dënuar për vjedhje, është shfaqur në faqen e parë të gazetës më të shitur gjermane Bild, në një foto me mustaqe dhe flokë si të Hitlerit.

Bild përmes një shkrimi ka bërë me dije se ai, përmes komenteve në rrjetet sociale, i ka quajtur azilkërkuesit si “kafshë”.

Bashkëthemeluesja e Pegida, Kathrin Oertel, ka thënë se dorëheqja e Lutz Bachmann, nuk ka të bëj me fotografinë e tij, por për shkak të komenteve të tij mbi refugjatët.

Prokurorët e shtetit në Dresden kanë bërë me dije se i kanë filluar procedurat hetimore nën dyshimin se Lutz Bachmann ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes.

Dorëheqja e Bachmann është bërë me dije mbërëmë kur mijëra mbështetës të Pegida janë mbledhur në qytetin lindor Leipzig.

Mbështetësit e Pegida janë takuar në protestë me një turmë të madhe njerëzish, që në fakt ishin më shumë sesa mbështetësit e Pegida, që kishin dalë për ta kundërshtuar thirrjen e lëvizjes anti-islamike.

XS
SM
MD
LG