Ndërlidhjet

NATO synon rivendosjen e kontakteve me ushtarakët rusë


Ilustrim
Ilustrim

Pas disa muajsh të tensionimit për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës, NATO e ka në plan që t’i rivendosë kontaktet me udhëheqësit ushtarakë të Rusisë.

Gjenerali amerikan Philip Breedlove, i cili është edhe komandant i lartë ushtarak në NATO, ka thënë sot në Bruksel se zyrtarët e NATO-s kanë diskutuar se si të rivendoset ky komunikim ngase i njëjti është i rëndësishëm.

Ai tha se disa udhëheqës të lartë ushtarakë të NATO-s, kanë vendosur që ta përmirësojnë komunikimin me Valery Gerasimov, i cili është shef i forcave të armatosura ruse.

Breedlove ka thënë se ai kishte folur me Gerasimov edhe në fillim të vitit të kaluar, kur trupat ruse kanë avancuar në gadishullin ukrainas, Krimea.

XS
SM
MD
LG