Ndërlidhjet

Patriarku Kirill: Abortet, fatkeqësia kryesore e Rusisë


Patriarku i Rusisë, Kirill
Patriarku i Rusisë, Kirill

Kreu i Kishës Ortodokse të Rusisë e ka shfrytëzuar fjalimin e tij të parë në parlament për të bërë thirrje për ndërprerjen e aborteve ndërsa nga shteti ka kërkuar që t’i përqafoj vlerat konservatore.

Gjatë adresimit të tij në dhomën e ulët të Dumës Ruse, Patriarku Kirill ka thënë se norma e abortit është tmerrësisht e lartë dhe një nga fatkeqësitë kryesore të Rusisë.

Ai iu bëri thirrje ligjvënësve që të krijojnë infrastrukturë të tillë ligjore e cila do ta ndalonte abortimin falas, në mënyrë që të përgjysmohet numri i aborteve dhe të ketë shtim të popullësisë.

Kirill ka kërkuar nga udhhëheqësit që rusët t’iu përmbahen vlerave konservatore fetare.

Ai tha se edukimi fetar duhet të mësohet më së shumti në shkolla.

XS
SM
MD
LG