Ndërlidhjet

Britania zbulon kompetenca të reja për Skocinë


Skoci
Skoci

Qeveria e Britanisë ka paraqitur një propozim-ligj, i cili do t’i japë më shumë kompetenca Skocisë.

Kryeministri David Cameron ka thënë të enjten në Edinburg se ligji do t’i japë Skocisë “njërin nga parlamentet më të fuqishme në botë”.

Ai ka thënë se, për herë të parë, “shumica e parave që shpenzon Parlamenti skocez, do të vijnë nga Skocia, pasi propozim-ligji lejon që Skocia të vendosë taksa në të ardhura”.

Cameron ka theksuar se ligji “do të krijojë një Skoci të fuqishme, me identitetin e saj dhe kompetencat e saj” brenda Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, Ministri i Parë i Skocisë, Nicola Sturgeon, ka thënë se masat që parasheh ligji nuk përfshijnë të gjitha premtimet e Cameronit para referendimit për pavarësi, vitin e kaluar.

Rreth 55 për qind e skocezëve kanë votuar për të mbetur pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

XS
SM
MD
LG