Ndërlidhjet

Nuk dihet kur hapen ambasadat në Kubë dhe SHBA


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kuba, thonë se gjatë bisedimeve të së enjtes, nuk i kanë caktuar datat për hapjen e ambasadave, por janë dakorduar që të takohen përsëri përkitazi me këtë çështje.

Roberta Jacobson, nga pala amerikan,e ka thënë pas takimit në Havana se nuk dihet saktë se kur do të hapen ambadasat.

Josefina Vidal, shefe e delegacionit të Kubës, ka thënë se bisedimet do të zhvillohen në të ardhmen por, sipas saj, ende nuk dihet data dhe vendi i mbajtjes së takimit të ardhshëm.

Normalizimi i marrëdhënieve të cilat janë shkëputur që nga vitit 1961, sipas përfaqësueses amerikane, do të marrë kohë.

Presidenti amerikan, Barak Obama dhe presidenti i Kubës, Raul Castro, më 17 dhjetor kanë njoftuar për përmirësimin e mardhënieve diplomatike mes të dyja vendeve.

Më 20 janar, Obama i ka bërë thirrje Kongresit që t’i jap fund embargos disa dekadëshe me Kubën.

XS
SM
MD
LG