Ndërlidhjet

Biden kryeson delegacionin amerikan për ngushëllime në Arabi


Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë ditëve të ardhshme do të udhëtoj për në Arabinë Saudite, për ngushëllime dhe nderime me rastin e vdekjes së Mbretit Abdullah.

Përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, vdekjen e Mbretit Abdullah, Biden e ka cilësuar si “ një humbje të madhe për vendin e tij”

Biden e ka vlerësuar lartë sinqeritetin e Mbretit, përpjekjet e tij për ta çuar vendin përpara dhe për besimin e patundur në mardhëniet SHBA-Arabi.

Arabia Saudite është një aleati kyç i SHBA-ve në Lindjen e Mesme.

Biden ka njoftuar se do ta kryesoj delegacionin e Shteteve të Bashkuara në Arabi për ta nderuar mbretin tashmë të vdekur, si dhe për ta ngushëlluar familjen e tij dhe popullin e Arabisë Saudite.

Mbreti Abdullah ka vdekur gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ai do të varroset në Riad.

Pasardhës i tij është gjysëm-vëllai i tij, Princi Selman, 79 vjeçar.

XS
SM
MD
LG