Ndërlidhjet

Agjencia ruse TASS largon nga puna 1 mijë e 700 punëtorë


Ilustrim
Ilustrim

Mediat ruse raportojnë se agjencia shtetërore e lajmeve TASS, do ta shkarkoj të paktën një të pestën e stafit të saj gjatë muajit të ardhshëm dhe do t’i zvogëloj pagat për 20 për qind, në kuadër të përpjekjeve për t'i minimizuar shpenzimet.

E përditshmja financiare Vedomosti, ka njoftuar se zvogëlimi i shpenzimeve për TASS, është kërkuar për shkak të krizës ekonomike në Rusi.

“Ne presim një krizë serioze andaj edhe po i shtrëngojmë rripat tanë më parë”, ka thënë për Vedomosti, drejtori i agjencisë TASS, Sergei Mikhailov.

Agjencia e lajmeve BBC e ka cituar një burim të ketë thënë se reduktimi stafit do të bëhet nga të gjitha departamentet dhe se 1 mijë e 700 punonjës do të largohen nga puna.

Ekonomia ruse është goditur për shkak të rënies së çmimit të naftës në nivel global, si dhe për shkak të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

XS
SM
MD
LG