Ndërlidhjet

Armenia dhe Azerbajxhani ankohen për shkelje të armëpushimit


Provinca Tavush
Provinca Tavush

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra tjetrën për një tjetër shkelje të armëpushimit në kufijtë e tyre.

Ministria e Mbrojtjes i Armenisë tha se dy ushtarë armenë u vranë në verilindje të distriktit Tavush, nga trupat ushtarake të Azerbajxhanit.

Ministria tha se Armenia iu përgjigj zjarrit, duke shkaktuar “disa viktima” në mesin e trupave të Azerbajxhanit dhe se i ka detyruar ata të tërhiqen.

Por, Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit akuzoi Armeninë se e ka shkelur armëpushimin dhe tha se nuk ka pasur viktima.

Tensionet vazhdojnë të mbesin të larta në mes të dy vendeve, që nga konflikti i tyre për rajonin Nagorno-Karabakh në fillim të viteve të 90-a.

Që nga një marrëveshje në vitin 1994, përpjekjet diplomatike për të përmirësuar këtë gjendje, nuk kanë treguar sukses.

Të dy palët shpesh pohojnë shkelje të armëpushimit, por përleshjet përgjatë kufirit janë intensifikuar në muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG