Ndërlidhjet

Fluturakja kozmike i afrohet Plutonit


Fluturakja kozmike “Horizontet e Reja”
Fluturakja kozmike “Horizontet e Reja”

Fluturakja kozmike “Horizontet e Reja” të NASA-s është pranë fundit të fluturimit të saj nëntëvjeçar, për të arritur te Plutoni, me vetëm mbi 160 milionë kilometra për të shkuar.

Pritet që kjo anije të pritet të arrijë në Pluton në muajin korrik të këtij viti. Në ndërkohë - duke filluar dita e diel - ajo do të fillojë të fotografojë botën misterioze të akullt, të pashkelur, që njëherë konsiderohej si një planet.

Shkencëtarët thonë se fotografitë e para do të ndihmojë ata të vlerësojnë distancën e mbetur dhe për të mbajtur rrugën e duhur për këtë fluturim historik.

Kjo është vizita e parë e njerëzimit për në Pluton. Nisur nga Cape Canaveral, Floridë, në janar të vitit 2006, “Horizontet e Reja” u zgjua nga "letargjia" muajin e kaluar. Ajo tani është 5 milionë kilometra larg Tokës.

XS
SM
MD
LG