Ndërlidhjet

OKB: 3,000 fshatra u shkatërruan në Sudan


Një raport i ri Kombeve të Bashkuara thotë se më shumë se 3 mijë fshatra janë shkatërruar në Darfur të Sudanit, gjatë sulmeve ndaj civilëve në fillim të vitit të kaluar, derisa qindra mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre me dhunë.

Paneli i ekspertëve në raport ka gjetur embargon e armëve të shumta dhe shkelje të sanksioneve të bëra nga qeveria e Sudanit, në rajonin kaotik perëndimor.

Prania e OKB-së në Sudan është gjithnjë e më e brishtë.

Presidenti Omar al-Bashir kohëve të fundit urdhëroi dëbimin e zyrtarëve të lartë të OKB-së dhe bëri thirrje për një strategji dalëse për forcën e përbashkët paqeruajtëse të OKB-së me Bashkimin Afrikan në Darfur.

Luftimet në Darfur shpërthyen në vitin 2003, kur rebelët morën armët dhe iu kundërvunë qeverisë, duke e akuzuar atë për diskriminim dhe neglizhencë.

Më shumë se 400 mijë persona janë zhvendosur gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG