Ndërlidhjet

Mbreti Selman zotohet për të mbajtur kombin e pasur


Mbreti Salman bin Abudlaziz al-Saud
Mbreti Salman bin Abudlaziz al-Saud

Mbreti Selman, pasardhësi i fronit të Arabisë u zotua për të mbajtur kombin e pasur në një kurs të qëndrueshëm, sikurse gjysmë-vëllai i tij, Mbretit Abdullah.

Abdullah vdiq sot në moshën 90 vjeçare.

Në deklaratën e tij të parë publik si sundimtar, 79-vjeçari u zotua për të "mbetur me fuqinë e Perëndisë, bashkangjitur në rrugën e drejtë që ky shtet ka ecur që nga themelimi i tij."

Ai bëri thirrje për "unitet dhe solidaritet" në mesin e myslimanëve dhe u zotua të punojë në "mbrojtjen e kauzave të kombit tonë."

Selman e emëroi nipin e tij, ministrin e Brendshëm Princin Mohammed bin Nayef, 55 vjeçar, si të dytin në linjë për fronin, pas Princit të Kurorës, Moqren, 69 vjeçar.

Selman gjithashtu emëroi një nga bijtë e tij, si ministër të Mbrojtjes.

Udhëheqësit botërorë e vlerësuan lartë mbretin e ndjerë Abdullah, si një ndërmjetës kryesor midis myslimanëve dhe Perëndimit.

Megjithatë, fusha më e kritikuar të mbeti respektimi i të drejtave të njeriut.

Nga Mbreti Selman, u kërkua të bëjë më shumë për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të drejtat e grave.

XS
SM
MD
LG