Ndërlidhjet

Policia garanton sigurinë publike gjatë protestës


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka thënë se është e gatshme për të garantuar sigurinë publike gjatë protestës së sotme, e paralajmëruar të nisë në orën 14:00 në Prishtinë.

Protesta, sipas organizatorëve, do të bëjë thirrje për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, i cili i ka quajtur “egërsira” nënat protestuese në Gjakovë.

Jabllanoviq ka kërkuar falje për komentet.

Po ashtu, përmes protestës pritet të kërkohet shpallja e kombinatit Trepça ndërmarrje publike.

Kjo protestë, që fillimisht ishte iniciuar nga shoqata "Thirrjet e Nënave" dhe Lëvizja Vetëvendosje, po mbështetet edhe nga partitë tjera opozitare dhe organizata të ndryshme.

Përmes një komunikate, Policia e Kosovës kë bërë të ditur se kjo protestë është e paparalajmëruar siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike.

Sidoqoftë, Policia e Kosovës zotohet se do të ruhet siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Komunikata konfirmon edhe shtimin e masave të sigurisë para dhe gjatë mbajtjes së kësaj proteste.

Qytetarët kanë filluar të tubohen, kurse drejt Prishtinës janë nisur edhe autobusë nga qytetet tjera.

XS
SM
MD
LG