Ndërlidhjet

50 vjet nga vdekja e Churchillit


Winston Churchill
Winston Churchill

Britania ka shënuar sot 50-vjetorin e vdekjes së Winston Churchillit, kryeministrit ikonë, i cili ka udhëhequr vendin e tij drejt mposhtjes së Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Churchill, i cili ka vdekur në moshën 90-vjeçare më 24 janar të vitit 1965, ka qenë kryeministër i Britanisë gjatë viteve të luftës, 1940-1945, dhe përsëri në kohë të paqes, nga 1951 deri më 1955.

“Churchill ka qenë kryeministri ynë më i madh, të cilit i kemi borxh gjithçka. Në maj të vitit 1940, vendimi i rëndësishëm për të luftuar kundër Hitlerit ka shpëtuar vendin tonë dhe ndoshta edhe botën”, ka thënë sot kryeministri britanik, David Cameron.

XS
SM
MD
LG