Ndërlidhjet

Grekët votojnë në zgjedhjet e përgjithshme


Athinë
Athinë

Grekët votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat kanë rëndësi të madhe për të ardhmen e Eurozonës.

Sipas sondazheve parazgjedhore, partia Syriza ka gjasa të mëdha për të fituar.

Kjo parti radikale e krahut të majtë, e cila udhëhiqet nga Alexis Tsipras, kundërshton masat e kursimit dhe, sipas analistëve, mund ta vë Greqinë në një përplasje me kreditorët e saj ndërkombëtarë.

Fitorja e saj eventuale rrit shqetësimet se Greqia mund të mos paguajë borxhet dhe të dalë nga Eurozona.

Partia e dytë në sondazhe është ajo e kryeministrit aktual, Antonis Samaras.

Ky i fundit ka thënë se do të ishte rrezik nëse Syriza fiton në kohën kur masat e kursimit kanë nisur të japin rezultate.

“Syriza do ta kthejë gjithë Evropën kundër Greqisë”, ka thënë Samaras.

Papunësia në Greqi është rreth 25 për qind dhe ekonomia e saj është tkurrur për një të katërtën që nga fillimi i krizës në Eurozonë.

XS
SM
MD
LG