Ndërlidhjet

IS merr përgjegjësinë për ekzekutimin e japonezit


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për ekzekutimin e pengut japonez, Haruna Yukawa.

Përgjegjësia është marrë të dielën, një ditë pasi që është publikuar një video përmes së cilës është bërë me me dije vrasja e Yukawa.

Radioa Al-Bayan, e cila transmeton program nga zonat e kontrollouara nga IS në Siri dhe Irak, ka njoftuar se “pas skadimit të afatit të caktuar, është ekzekutuar pengu japonez Haruna Yukawa.

Më datën 20 janar, militantët e IS, kanë kërkuar nga qeveria japoneze që brenda 72 orëve t’ua paguaj 200 milionë dollarë, në këmbim të lirimit të Haruna Yukaëa dhe një pengu tjetër japonez, Kenji Goto.

Pas kalimit të këtij afati dhe tashmë pas ekzekutimit të njërit prej pengjeve, IS e ka ndryshuar kërkesën në këmbim të lirimit të Kenji Goto.

IS e ka kërkuar lirimin e irakianes Sajida Rishwai, një irakiane e dyshuar për lidhjet me me Al-Qaedan që po planifikonte një sulm vetvrasës, e cila po mbahet në një burg në Jordani.

Kryeministri japonez Shinzo Abe, e ka kërkuar lirimin e pakusht të Geto, teksa ekzekutimin e Yukawa e ka quajtur “të egër”

XS
SM
MD
LG