Ndërlidhjet

Rebelët në Jemen sulmojnë dhe arrestojnë protestuesit


Ilustrim
Ilustrim

Raportet nga Jemeni thonë se rebelët shiit Huthi i kanë sulmuar dhe arrestuar demonstuesit që po protestonin kundër kapjes së institucioneve nga ana e tyre në kryqytetin Sanaa.

Rebelët gjithashtu e kanë bllokuar hyrjen në Universitetin Sanaa, ku studentët kishin organizuar sot një protestë.

Militantët që nga shtatori i vitit të kaluar e kanë marrë nën kontroll kryeqytetin Sanaa, ndërsa gjatë javës së kaluar e kanë marrë edhe presidencën.

Presidenti Abed Rabbo Mansour Hadi ka dhënë dorëheqje pas disa ditësh.

Rebelët e grupit Huthi thonë se vetëm duan të jenë të barabartë në pushtet.

Kritikët thonë se Huthi dëshiron ta marr pushtetin dhe e akuzojnë këtë grup se janë përfaqësues të Iranit, gjë të cilën kryengritësit e mohojnë.

Vakumi institucional ka përhapur frikën se dega e Al-Qaeda në Jemen do të rritet dhe të bëhet edhe më e fuqishme.

Raportet e sotme bëjnë me dije se si rezultat i sulmeve të telekomanduara nga Shtetet e Bashkuara, janë vrarë tre militantë të dyshuar të Al-Qaedas.

XS
SM
MD
LG