Ndërlidhjet

Ballkani me ekonomi “mesatarisht të lirë”


Ilustrim
Ilustrim

Në një raport të ri thuhet se liria ekonomike në disa vende të Baltikut, në Kaukaz, Ballkan dhe Azi Qendrore ka kërcyer përpara Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991.

Në Indeksin e Lirisë Ekonomike 2015, të përgatitur nga Fondacioni Heritage dhe Wall Street Journal, thuhet se ekonomia e Rusisë është vlerësuar “kryesisht jo e lirë” dhe është radhitur e 143-ta në listën prej 178 vendesh.

Nga vendet e Ballkanit, Bosnja është radhitur si ekonomi “kryesisht jo e lirë”, ndërsa Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia si “mesatarisht të lira”.

Për Kosovën nuk janë bërë matjet.

Estonia është ish-republika sovjetike e cila është renditur më së larti – e teta në botë. Lituania ka zënë vendin e 15-të, ndërsa Gjeorgjia vendin e 22-të. Të trija këto konsiderohen “ekonomi kryesisht të lira”.

Ndërkaq, vendet me ekonomi të shtypura përfshijnë Bjellorusinë, Uzbekistanin, Ukrainën, Iranin dhe Turkmenistanin.

XS
SM
MD
LG