Ndërlidhjet

Parlamenti i Ukrainës definon Rusinë si agresore


Ukrainë
Ukrainë

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një deklaratë, e cila e quan Rusinë “shtet agresor”.

Ligjvënësit po ashtu kanë votuar për definimin e separatistëve pro-rusë në rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut si “organizata terroriste” dhe për t’i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë shtesë ushtarake dhe për sanksione më të fuqishme kundër Rusisë.

Në reagimin e tij, zëvendësministri i Jashtëm rus, Grigory Karasin, ka thënë se deklarata e Ukrainës është “e pamenduar dhe e papërgjegjshme” dhe se bllokon përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit midis separartistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare.

Mbi 5,000 njerëz janë vrarë në konfliktin në lindje të Ukrainës që nga shpërthimi i tij në muajin prill të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG