Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës dënon “dhunën ndaj policisë"


Prishtinë, 27 janar 2015.
Prishtinë, 27 janar 2015.

Qeveria e Kosovës ka thënë se “gjuha kërcënuese” e përdorur nga organizatorët e protestës së sotme në Prishtinë është e papranueshme.

Përmes një komunikate për media, Qeveria ka dënuar “dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës".

Opozita në Kosovë ka organizuar sot në Prishtinë protesta për, siç ka thënë, shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, dhe për shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike.

Protesta ka eskaluar me përleshje midis protestuesve dhe forcave të rendit.

“Qeveria e Kosovës shpreh vullnetin e plotë që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit për të adresuar të gjitha kërkesat e qytetarëve në rrugë ligjore dhe kushtetuese”, thuhet në komunikatën e ekzekutivit.

XS
SM
MD
LG