Ndërlidhjet

Senatorët tërheqin sanksionet e reja për Iranin


Ilustrim
Ilustrim

Një senator kryesor në Shtetet e Bashkuara thotë se ai dhe dhjetë senatorë të tjerë janë tërhequr dhe nuk do ta mbështesin një projekt-ligj i cili vendos sanksione të reja ekonomike ndaj Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.

Senatori demokrat Robert Menende,z i cili është bashksponsor i projektligjit për sanksione të reja ndaj Iranit, tha gjatë seancës së sotme në Senat se ai dhe dhjetë senatorët e tjerë demokratë, i kanë dërguar një letër presidentit Barak Obama duke ia bërë me dije atij, se nuk do ta mbështesin këtë projekt-ligj deri në fund të muajit mars.

Në mars, ata kanë thënë se do ta mbështesin këtë projekt-ligj nëse deri atëherë nuk ka ndonjë marrëveshje politike që Irani ta frenoj programin bërthamor.

Por, në letër, senatorët janë shfaqur skeptik nëse Irani do të jetë në gjendje që të bëj lëshime për sa i përket programit bërthamorë.

XS
SM
MD
LG