Ndërlidhjet

Kurti fajëson policinë për dhunën


Ilustrim
Ilustrim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq dhe përderisa të mos nxirret ligji për Trepçën.

Ai nuk ka treguar se kur do të organizohet protesta e ardhshme, por ka thënë se do të koordinohet edhe me subjektet dhe shoqatat tjera që i mbështesin këto protesta.

Këto komente, Kurti i ka bërë gjatë një konference për media pas protestave të martës në Prishtinë, të cilat eskaluan në dhunë prej disa orëve mes protestuesve dhe policisë.

Për eskalimin e gjendjes, Kurti ka fajësuar policinë dhe krerët e qeverisë së Kosovës si urdhërdhënës.

XS
SM
MD
LG