Ndërlidhjet

Arrestohet kirgizi që çoi familjen në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Në Kirgizi është arrestuar një person i cili dyshohet se pesë të afërm të tij, i ka dërguar në Siri për të luftuar krahas militantëve të Shtetit Islamik.

Një zëdhënës i policisë në rajonin verior Chui, Nurbek Toktosunov, i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë, se një 29 vjeçar dyshohet se e ka bindur babanë e tij, dy vëllezër, motrën dhe kunatën, që të udhtojnë drejt qytetit sirian Raqqa ku atje ata i janë bashkuar Shtetit Islamik.

Toktosunov ka njoftuar se hetuesit kanë gjetur CD, fletpalosje dhe libra me përmbajtje ekstremiste në shtëpinë e të dyshuarit.

Njoftimi vjen një ditë pasi autoritetet kirgize kanë njoftuar se i kanë arrestuar tri gra të cilat ishin anëtare të një grupi të ndaluar islamik Hizb ut-Tahrir.

Më 26 janar, autoritetet kanë njoftuar se forcat e sigurisë në provincën jugore Osh, i kanë arrestuar gjashtë militantë të dyshuar në mesin e të cilëve dhe katër të trajnuar në Siri nga grupet militante.

XS
SM
MD
LG