Ndërlidhjet

Plani i ri rus shkurton buxhetin në shumë sfera


Ilustrim
Ilustrim

Plani ekonomik anti-krizë i Rusisë planifikon një shkurtim të buxhetit prej 10 për qind gjatë këtij viti, për shpenzimet në të gjitha fushat, përjashtuar ushtrinë dhe shpenzimet sociale.

Sipas planit, shkurtime të buxhetit për nga 5 për qind, do të ketë edhe në vitin 2016 dhe vitin 2017.

Plani anti-krizë i nënshkruar dje nga kryeministri rus është publikuar sot si i plotë në faqen e internetit të qeverisë ruse.

Plani parasheh që të balancohet buxheti me shkurtimet e shpenzimeve dhe të mos përdoren rezervat.

Në kuadër të planit përmenden edhe 3.7 miliadrë dollarë për të mbështetur bankat në këtë kohë krize dhe 700 milionë dollarë për subvencione bujqësore.

Ekonomia ruse është goditur pas rënies së çmimit të naftës në nivel global, si rezultat i së cilës ka rënë edhe rubla ruse.

Ekonomia ruse njashtu është goditur si rezultat i sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë, për shkak të mbështetjes së saj për separatistët.

XS
SM
MD
LG