Ndërlidhjet

Vritet një paqeruajtës i OKB-së në Liban


Ilustrim
Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se një paqeruajtës i tyre është vrarë në Liban, pas përleshjeve midis grupit militant të Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite.

OKB ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale” të të gjitha palëve, me qëllim që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm.

Katër ushtarë izraelitë janë plagosur kur një raketë anti-tank ka goditur një automjet të ushtrisë në rajonin e kontestueshëm, Sheba Farms, kanë bërë të ditur zyrtarët ushtarakë.

Ushtria izraelite është përgjigjur duke hedhur mortaja në jug të Libanit.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar përmes një postimi në Twitter, duke thënë se “nuk do të lejojë që terroristët të kërcënojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve izraelitë”.

XS
SM
MD
LG