Ndërlidhjet

Gorbachev: Mund të ndodhë "lufta e nxehtë"


Mikhail Gorbachev

Ish lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev thotë se frikësohet që konfrontimet në mes të Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën, mund të eskalojnë në një konflikt të armatosur.

Agjencia e lajmeve ruse Interfax citoi Gorbachevin të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara na “kanë tërhequr në një Luftë të Ftohtë të re".

"Fatkeqësisht, unë nuk mund të them me vetëbesim se Lufta e Ftohtë nuk do të çojë në një të nxehtë", tha Gorbachev.

Gorbachev kritikoi Shtetet e Bashkuara rreth sanksioneve që ia kanë vendosur Rusisë, duke thënë "ata, a e kanë humbur komplet arsyen?"

Sanksionet janë vendosur si përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në muajin mars, dhe mbështetjen që ky vend ua ka bërë separatistëve që i luftojnë forcat qeveritare ukrainase, në konfliktin i cili la të vrarë mbi 5,100 persona që nga muaji prill.

XS
SM
MD
LG