Ndërlidhjet

Gjobitet Kerry për moslargimin e borës para shtëpisë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është gjobitur me 50 dollarë, për shkak se nuk e ka pastruar borën para shtëpisë së tij në Boston.

Zyrtarët e qytetit verilindor në SHBA, e kanë shqiptuar dje gjobën ndaj Kerryt, pasi që të njëjtit ishin zotuar se do të gjobiten të gjithë ata që lënë borë në trotuaret jashtë shtëpive dhe bizneseve të tyre.

Kerry gjatë ditëve të fundit nuk ka qenë në shtëpi, ngase me presidentin Barak Obama, ka qenë në Arabinë Saudite për ngushëllime pas vdekjes së Mbretit Abdullah.

Një zëdhënës ka thënë se personat përgjegjës e kanë pastruar borën rreth shtëpisë së Sekretarit në lagjen Beacon Hill të Bostonit, pas shqiptimit të gjobës.

Përgjegjësit kanë thënë se Kerry do ta paguajë gjobën.

Policia ka njoftuar se zyrtari i cili e ka shqiptuar gjobën, e ka bërë një gjë të tillë, pasi një fqinj i Kerry e kishte lajmëruar moslargimin e borës, duke mos e ditur se ajo ishte shtëpia e zotit Kerry.

XS
SM
MD
LG