Ndërlidhjet

Rusia zgjeron akuzat ndaj pilotes ukrainase


Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko
Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko

Avokati i pilotes ukrainase Nadia Savchenko, e cila po mbahet në burg në Rusi dhe tash e dy muaj po qëndron në grevë urie duke e kundërshtuar mbajtjen e paligjshme, thotë se ndaj klientës së tij janë zgjeruar akuzat.

Avokati Ilya Novikov, ka shkuar në Facebook se tashmë ajo po akuzohet edhe për kalim ilegal të kufirit.

Savchenko është kapur nga separatistët pro-rusë në muajin qershor ndërsa në korrik, ajo është transferuar në një burg në Rusi.

Ajo fillimisht ishte akuzuar për përfshirjen në vrasjen e dy gazetarëve rusë, të cilët po e mbulonin konfliktin në lindje të Ukrainës.

Gjatë ditës së djeshme Savchenko është transferuar në një qendër spitalore për shkak se personeli mjekësor i burgut, sipas avokatit, ka konstatuar se Savchenko ka humbur peshë të madhe brenda një kohe të shkurtër.

Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë kërkesat e Kievit dhe Perëndimit për lirimin e saj.

XS
SM
MD
LG