Ndërlidhjet

Mitt Romney nuk kandidon për zgjedhjet e 2016-s


Mitt Romney
Mitt Romney

Ish i nominuari për president të SHBA-ve, republikani Mitt Romney, nuk do të kandidojë përsëri për zgjedhjet e vitit 2016.

Tri javë pasi kishte thënë se është duke e marrë parasysh një fushatë të tretë për Shtëpinë e Bardhë, ish guvernatori i Massachusetts u tha pjesëtarëve të stafit të tij gjatë një konference sot, se është jashtë garës.

Romney hapi diskurset presidenciale më 10 janar, kur ai i tha një grupi të vogël të ish-donatorëve në Nju Jork se ai po e konsideron edhe një mundësi për të garuar për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Por që nga ajo ditë, Romney u mundua të tërheqë mbështetje për nje fushatë tjetër, por zbuloi se një numër i madh i ish mbështetësve dhe donatorëve të tij, ishin duke e mbështetur ish guvernatorin e Floridës, Jeb Bush.

XS
SM
MD
LG