Ndërlidhjet

Hapet një kanal i ri televiziv arab


Ilustrim
Ilustrim

Një kanal i ri arab e ka filluar sot transmetimin televiziv dhe selia e tij është në ishillin Bahrein.

Raporti kryesor në ditën e parë të transmetimit të kanalit informativ Alarab, ishte videoja ku supozohet se militantët e Shtetit Islamik ia kanë prerë kokën gazetarait japonez, Kenji Goto.

Menagjeri i përgjithshëm i Alarab, Jamal Khashoggi, tha sot se kanali nuk do ta ketë një agjendë politike, ndërsa ka thënë se ai do të prodhoj “informacion të saktë dhe objektiv”.

Alarab është mbështetur nga miliarderi saudit dhe anëtari i familjes mbretërore, Princi Alwaleed bin Talal.

Kanali përballet me konkurrencë të fortë dhe njëra nga to është kanali Al-Arabiya, i cili në 2003-ten është themeluar në Dubai.

XS
SM
MD
LG