Ndërlidhjet

Nis gjykimi i ish-shefit të FMN-së


Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn.
Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn.

Gjykimi i ish-shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, nën akuzat për kontraktim të prostitutave, ka nisur në Francë.

Ekonomisti 65-vjeçar është paraqitur në gjykatën e qytetit Lille së bashku me 13 të pandehur të tjerë.

Ai akuzohet për përdorimin e kontakteve të biznesit, për të punësuar gra për festa të seksit në Paris, Lille dhe Uashington.

Strauss-Kahn ka pranuar se ka marrë pjesë në festa të seksit, por ka thënë se nuk e ka ditur se disa prej grave kanë qenë prostituta.

Stauss-Kahn ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të FMN-së pasi është akuzuar për përpjekje për të përdhunuar një punonjëse hoteli në Nju Jork, më 2011.

Akuzat për këtë rast janë hedhur poshtë.

XS
SM
MD
LG