Ndërlidhjet

Merkel kërkon nga Hungaria që ta mbroj demokracinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje kryeministrit të Hungarisë që ta vlerësoj rolin e opozitës, shoqërisë civile dhe mediave.

“Shoqritë tona lulëzojnë kur këto grupe luftojnë me njëra-tjetrën për ta gjetur një mënyrë të mirë për të ecrur përpara”, ka thënë sot në Budapest, kancelarja Merkel, gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Viktor Orban.

Gjatë një fjalimi në korrik, Orban, duke i marrë si shembuj Rusinë dhe Turqinë, pati thënë se dëshiron ta braktis demokracinë liberale në favor të një shteti “jo-liberal”.

Udhëtimi një-ditor i Merkel në shtetit anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndodhë vetëm dy javë para se presidenti rus, Vladimir Putin, ta vizitoj Hungarinë.

Gjatë ditës së dielë, mijëra hungarezë kanë marrë pjesë në një protestë para parlamentit, përmes së cilës kanë kërkuar që vendi të qëndroj brenda BE-së dhe të mbetet i pavarur nga Moska.

XS
SM
MD
LG