Ndërlidhjet

Liderët e ri të Greqisë sot e vizitojnë Italinë


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras

Liderët e rinj të Greqisë gjatë ditës së sotme pritet të arrijnë në Romë, në kuadër të përpjekjeve të tyre që të marrim mbështetje nga sa më shumë vende të Bashkimit Evropian për rinegocijimin e borxhit të Greqisë ndaj BE-së i cili është 240 miliardë euro.

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, pritet të takohet me homologun e tij italian, Pier Carlo Padoan gjatë paraditës së sotme, derisa kryeministri grek Alexis Tsipras gjatë pasditës pritet të arrij, ku do të takohet me kryeministrin italian, Matteo Renzi.

Renzi gjatë ditës së hënë ka thënë se i dhimbset Greqia për problemin që e ka, ndërsa ka bërë thirrje për “kujdes dhe përgjegjësi” gjatë trajtimit të situatës greke.

Yanis Varoufakis ishte në Londër gjatë ditës së djeshme, ku me kreditorët ndërkombëtar ka biseduar në lidhje me kthimin e borxhit të Greqisë dhe obligimet e reja aq dalin nga kjo.

Partia e Alexis Tsipras, Syriza, e ka marrë pushtetin në fund të muajit janar me premtimin se do t’iu jap fund programeve shtrënguese, të cilat kanë lënë një numër të madh të grekëve të papunë, kryesisht të rinj.

XS
SM
MD
LG