Ndërlidhjet

Gjykata ruse sot vendos për ankesën e Aleksei Navalnyt


Opozitsri rus, Aleksei Navalny
Opozitsri rus, Aleksei Navalny

Gjykata Tagansky në Moskë, gjatë ditës së sotme pritet ta shqyrtoj ankesën e opozitarit dhe blogerit anti-korrupsion në Rusi, Aleksei Navalny, përkitazi me vendimin sipas të cilit, atij i është bllokuar qasja në blogun e tij.

Navalny gjatë muajit të kaluar e ka kontestuar vendimin sipas të cilit, rregullatori i mediave në Rusi Roskomnadzor, me kërkesë të prokurorisë, e ka bllokuar faqen e tij.

Ai ka parashtruar ankesë duke thënë se vendimi është i paligjshëm.

Navalny kohëve të fundit është duke përdorur mediat sociale për t’i ftuar qytetarët që më 1 mars, të protestojnë anë e mbanë Rusisë.

Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, Navalny është dënuar me tri vite e gjysmë dënim me kusht, ndërsa është urdhëruar që të qëndroj në arrest shtëpiak derisa të shterren të gjitha mundësitë e apelimit të vendimit.

XS
SM
MD
LG