Ndërlidhjet

Së paku dy të vrarë nga një bombë në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim

Së paku dy pjesëtarë të forcave të sigurisë pakistaneze janë vrarë kur automjeti i tyre është goditur nga një bombë në rajonin e trazuar veriperëndimor.

Zyrtarët thanë se bomba ka shpërthyer sot në fshatin Warmagai.

Një zyrtar tha se forcat e sigurisë i kanë vrarë dy militantë gjatë kërkimeve pas shpërthimit të bombës.

Zonat fisnore në territorin pakistanez që gjendet në kufi me Afganistanin, janë bërë vatra të militantëve.

Pakistani në qershorin e vitit të kaluar e ka filluar ofenzivën në Viziristanin Verior dhe sipas autoriteteve pakistaneze, deri më tani ata kanë vrarë qindra militantë.

XS
SM
MD
LG