Ndërlidhjet

MASHT kërkon mospjesmarrjen e nxënësve në protestë


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë iu ka bërë thirrje të gjithë drejtorëve të shkollave, që në bashkëpunim me mësimdhënësit dhe prindërit, të kujdesen për sigurinë e nxënësve në mënyrë që t'i ndalojnë ata për të marrë pjesë në protesta.

Përmes një kumtese të lëshuar, MASHT i ka ftuar nxënësit “që të ndjekin me rregull procesin mësimor dhe të kenë kujdes të shtuar, e të mos përfshihen në tubime, sidomos në ato tubime ku mund të cënohet siguria e tyre”.

Thirrja e MASHT-it vjen një ditë para mbajtjes së protestës në Prishtinë të organizuar nga partitë opozitare të cilat po e kërkojnë shkarkimin e ministrit Alaksander Jabllanoviq dhe nxjerrjen e Ligjit për Trepçën.

Gjatë protestës së mbajtur më 27 janar në Prishtinë, e cila edhe ka eskaluar, kishte pjesëmarrje edhe të nxënësve nga shollat e mesme dhe një shqetësim të tillë, e ka shfaqur Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

XS
SM
MD
LG