Ndërlidhjet

Sulme të reja të koalicionit kundër IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate kanë organizuar sulme të reja ajrore ndaj 14 objektivave të militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Task-Forca e Përbashkët tha sot se sulmet ajrore në Irak i kanë pasur në cak objektivat e IS-it në Bayji, Tal Afar, Falluja dhe Mosul.

Dy aeroplan me telekomandë, sipas tyre, e kanë pasur në shënjestër një pajisje që militantët i mbajnë rezervat e derivateve në afërsi të Hasaka të Sirisë si dhe disa automjete e ndërtesa të militantëve në Raqqa.

Si rezultat i sulmeve ajrore, janë goditur edhe objektiva në afërsi të qytetit Kobani.

Ndërkohë, zyrtarët kurdë dhe aktivistët thonë se luftëtarët kurdë i kanë marrë nën kontroll një brez të fshatrave përreth Kobanit, të cilat më pare ishin nën kontrollin e militantëve.

XS
SM
MD
LG