Ndërlidhjet

Ekonomisti i njohur polak, këshilltar në Ukrainë


Leszek Balcerowicz
Leszek Balcerowicz

Një zyrtar ukrainas thotë se ekonomisti polak dhe ish-politikani Leszek Balcerowicz, do ta këshilloj Ukrainën mbi reformat ekonomike, por i njëjti nuk do të ketë post qeveritar.

Dmytro Shymkiv, nënkryetar i administratës së preidentit të Ukrainës Petro Poroshenko, tha se Balcerowicz është i gatshëm për ta këshilluar Ukrainën dhe të jap ide të caktuara.

Shymkiv tha se Balcerowicz ka refuzuar që ta pranoj një post qeveritar në qeverinë ukrainase.

Balcerowicz, 68 vjeçar, konsiderohet si arkitekt i reformave ekonomike në poloni në vitin 1990, kohë gjatë së cilës ai ishte në krye të Bankës Qendrore të Polonisë.

Ai ishte kritikuar nga shumë njerëz për ashpërsinë e tij dhe se gjatë punës së tij ka ndikuar që të rritet papunësia.

XS
SM
MD
LG