Ndërlidhjet

IS-i “djeg për së gjalli” pilotin jordanez


Piloti jordanez, Muath al-Kasaesbeh.
Piloti jordanez, Muath al-Kasaesbeh.

Një video e publikuar online nga militantët e Shtetit Islamik (IS) tregon se piloti jordanez, i cili është kapur nga ekstremistët në fund të dhjetorit, është djegur i gjallë.

Videoja tregon imazhet e një burri, i cili thuhet se është piloti i zënë rob, Maaz al- Kasaesbeh, të kapur në flakë, teksa qëndron në këmbë brenda një kafazi të zi metalik.

Kasaesbeh është kapur nga militantët kur aeroplani i tij është rrëzuar në Siri në muajin dhjetor.

Autoritetet jordaneze nuk e kanë konfirmuar ende vërtetësinë e videos.

Videoja është shpërndarë përmes një llogarie në Twitter, e cila njihet si burim për propagandën e IS-it.

XS
SM
MD
LG