Ndërlidhjet

Jordania ekzekuton gruan irakiane


Sajida al-Rishawi
Sajida al-Rishawi

Burime të sigurisë dhe qeverisë në Jordani kanë bërë të ditur se militantja irakiane, Sajida al-Rishawi, është ekzekutuar së bashku me një tjetër militant irakian.

Raportohet se al-Rishawi është varur mëngjesin e sotëm, ashtu si edhe Ziyad Karboli, një tjetër figurë e Al Kaidës.

Ekzekutimet janë bërë disa orë pasi militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video, e cila tregon pilotin jordanez, Moaz al-Kasasbeh, duke u djegur për së gjalli.

Piloti është kapur pasi aeroplani i tij është rrëzuar gjatë një misioni kundër Shtetit Islamik në Siri, dhjetorin e kaluar.

Jordania ka bërë përpjekje të sigurojë lirimin e Kasasbehut me shkëmbimin e Rishawit.

Rishawi ka qenë e dënuar me vdekje për rolin e saj në sulmet në Aman, më 2005, të cilat kanë vrarë 60 persona.

XS
SM
MD
LG