Ndërlidhjet

Rrëzohet avioni, 23 të vdekur


Taivan

Autoritetet në Taivan kanë bërë të ditur për së paku 23 veta të vdekur nga rrëzimi i avionit të pasagjerëve të kompanisë TransAsia, në kryeqytetin Taipeti.

Avioni ka pasur 58 njerëz në bord.

Ai është rrëzuar sot në mëngjes pas fluturimit nga një aeroport në Taipei.

Zyrtarët thonë se së paku 31 pasagjerë kanë qenë turistë nga Kina kontinentale.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë trupin e aeroplanit në lumin Keelung.

Aeroplani ka qenë duke fluturuar për në ishullin Kinmen.

XS
SM
MD
LG