Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar sot një ligj që ratifikon traktatin për “partneritetin strategjik” me seperatistët në rajonin e shkëputur nga Gjerorgjia, Abkhazi.
Kremili tha sot se traktati “krijon bazën për mardhëniet ndërqeveritare në mes të Rusisë dhe Republikës së Abkhazisë në sferat sociale, ekonomike dhe humanitare”
Përmes traktatit, parashihet edhe një hapësirë e mbrojtjes dhe e sigurisë si dhe një grupim i unifikuar i trupave ruso-abhkaze.
Putin dhe lideri seperatist i Abkhazisë, Raul Khadzhimba, e kanë nënshkruar traktatit më 24 nëntor.
Lideri i rajonit tjetër seperatist, Osetisë së Jugut, ka thënë se gjatë muajit të ardhshëm do ta nënshkruaj një pakt, përmes të cilit forcohen lidhjet me Rusinë.
Zyrtarët gjeorgjianë thonë se traktatet mund të çojnë në një përpjekje të Rusisë që në mënyrë të paligjshme t’i aneksoj të dyja rajonet.
Si shtete të pavarura, Rusia i ka njohur të dyja rajonet seperatiste qysh në vitin 2008 dhe atë pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë.
Që nga koha e luftës, mijëra trupa ruse veprojnë në këto dy rajone.