Ndërlidhjet

Javën tjetër vendoset rreth paraburgimit të Savchenkos


Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko
Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko

Një gjykatë në Moskë, pritet që me 10 shkurt të vendosë nëse do t'i zgjatet apo jo paraburgimi pilotes ukrainase, Nadia Savchenko, e cila po mbahet në një burg në Rusi për më shumë se 50 ditë.

Zyrtarët e gjykatës Basmanny të Moskës, kanë njoftuar sot se Komiteti Hetues ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit edhe për tre muaj, deri më 13 maj.

Masa aktuale ndaj saj pritet të skadoj më 13 shkurt.

Savchenko për shkak të një greve të mbajtur ka humbur për një kohë të shkurtër peshë shumë të madhe dhe si e tillë që nga 29 janari është e shtrirë në një spital të burgut.

Ajo është kapur nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës në muajin qershor dhe një muaj më vonë ajo është dërguar në Rusi.

Ajo akuzohet për përfshirjen në vrasjen e dy gazetarëve rusë të cilët po e mbulonin konfliktin në Ukrainë.

Së fundi ajo akuzohet edhe për kalim ilegal të kufirit

XS
SM
MD
LG