Ndërlidhjet

Vriten pesë ushtarë të qeverisë ukrainase


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria ukrainase ka njoftuar sot, se pesë ushtarë të saj janë vrarë gjatë luftimeve të 24 orëve të fundit.

Sipas ushtrisë, luftimet kanë vazhduar në qytetin e kontrolluar nga qeveria, Debaltseve, që gjendet në verlindje të Donjeckut.

Sipas ushtrisë, pesë ushtarët janë vrarë si rezultat i dy sulmeve nga ana e seperatistëve ndaj pozicioneve të ushtrisë ukrainase.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar sot nga Rusia që ta përdorë “të gjithë ndikimin e saj” tek separatistët në lindje të Ukrainës, për t’i nxitur ata që ta respektojnë marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk e cila në vazhdimsi është shkelur.

XS
SM
MD
LG