Ndërlidhjet

IS ekzekuton tre militantë të grupit


Ilustrim
Ilustrim

Shteti Islamik i ka vrarë tre militantë kinezë të cilët i ishin bashkuar IS-it në Siri dhe Irak e të cilët më vonë kishin tentuar të ikin.

Lajmin për ekzekutimin e tre militantëve kinezë e kanë bërë me dije sot mediat shtetërore të Kinës.

Kina ka shprehur shqetësim për rritjen e Shtetit Islamik me frikën se ai mund të ketë ndikim në rajonin Xinjiang, i cili gjendet në kufi me Pakistanin dhe Afganistanin.

Por, Pekini nuk e ka dhënë asnjë shenjë për të marrë pjesë në koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja, i cili i ka në cak objektivat e Shtetit Islamik.

Gazeta kineze Global Times, njofton se 300 ekstremistë kinezë i janë bashkuar Shtetit Islamik.

Gazeta e ka cituar sot një zyrtar anonim të sigurisë kurde të ketë thënë se një burrë kinez është qëlluar për vdekje në Siri pasi që ishte i zhgënjyer me Shtetin Islamik dhe kishte vendosur që përmes Turqisë të kthehet e të vazhdoj universitetin.

Dy militantëve të tjerë kinezë, sipas të njëjtës gazetë, iu është hequr koka në dhjetor në Irak së bashku me 11 persona të tjerë me prejardhje nga gjashtë vende të ndryshme.

Shteti Islamik sipas zyrtarit të sigurisë, i kishte akuzuar ata për tradhëti.

IS ka marrë nën kontroll disa pjesë në Siri dhe Irak që nga qershori i vitit të kaluar ndërsa kanë mbetur të vdekur mijëra persona.

XS
SM
MD
LG