Ndërlidhjet

FSK-ja zbarkon për operacion humanitar në Shqipëri


Pamje nga vërshimet në Shqipëri

Me ftesë të Qeverisë të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës është nisur për në Shqipëri, me qëllim të ndihmës në përballimin e situatës së krijuar nga vërshimet e ujërave në disa rrethe atje, thuhet në një komnikatë për media të FSK-së.

"Ushtria shqiptare ka marrë të gjitha masat për pritjen e kontingjentit të FSK-së në pikëkalimin në Vërmicë.Kontingjenti ynë do t'i bashkohet operacionit në fshatin Merkuras të rrethit të Kavajës, dhe aty ku e kërkon nevoja sipas vlerësimeve të ekspertëve ushtaraktë Ushtrisë shqiptare", thuhet në këtë kumtesë.

FSK thotë se kjo është përgjigja fillestare e saj në ndihmën ndaj autoriteteve shqiptare, duke shtuar se "FSK-ja shpreh gatishmërinë që të mbështes edhe më tutje me kontingjente tjera të nevojshme nëse kjo kërkohet nga Qeveria Republikës së Shqipërisë".

XS
SM
MD
LG