Ndërlidhjet

Indi: Policia shpëton qindra fëmijë-punëtorë


Policia ka shpëtuar qindra fëmijë të cilët po punonin në industri të rrezikshme në jug të Indisë, edhe pse ligjet e vendit ndalojnë që fëmijët të punojnë.

Në një seri bastisjesh nëpër disa fabrika gjatë 10 ditëve të kaluara, policia tha se shpëtuan të paktën 350 fëmijë.

Autoritetet për mirëqenien e fëmijëve i shoqëruan disa nga fëmijët për t'u ribashkuar me prindërit e tyre në Bihar, një nga vendet më të varfra të Indisë.

Rreth 200 fëmijë u kthyen në Bihar, më herët gjatë javës.

Policia arrestoi pesë persona të akuzuar për furnizim të pronarëve të fabrikave me fëmijë.

Një zyrtar policor tha se fëmijët po punon në orë të gjata dhe në kushte mizore.

XS
SM
MD
LG