Ndërlidhjet

Hagel i shqetësuar për "ndarje të mundshme brenda NATO-s"


Chuck Hagel
Chuck Hagel

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se është shumë i shqetësuar për një ndarje të mundshme brenda NATO-s, në kohën kur shtetet veriore duan të fokusohen në kërcënimin nga Rusia, ndërsa anëtarë tjerë të aleancës nga Jugu, janë më shumë të shqetësuar për fluksin e luftëtarëve të huaj nga veriu i Afrikës.

Hagel tha se është koha për bashkim dhe investime të mençura, dhe se NATO-ja duhet t'i adresojë të gjitha sfidat në të njëjtën kohë.

Hagel i bëri këto deklarata në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel, të cilët diskutuan mënyrat për riorganizimin e Aleancës.

Shtetet anëtare të NATO-s, që një kohë kanë qenë të ndara se ku do të duhej Aleanca të fokusojë resurset e veta.

Me ngjarjet e vitit të kaluar, kërcënimet e Rusisë në njërën anë dhe ekstremistët islamikë në anën tjetër, ky debat vetëm sa është thelluar.

XS
SM
MD
LG