Ndërlidhjet

Dënohen personat që morrën para për të ndikuar në AKP


Përmes një kumtese të lëshuar, misioni EULEX ka bërë me dije se i ka dënuar dy persona me nga pesëmbëdhjetë muaj burgim për veprën penale të Ushtrim i ndikimit në bashkëkryerje.

Sipas EULEX-it, për këtë vepër penale janë dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës H.T. dhe B.D., të cilëve edhe iu është konfiskuar shuma prej 200 mijë eurosh.

Dy të dënuarit, shumën prej 200 mijë eurosh e kishin pranuar për të ndikuar tek personat në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, para ceremonisë së ofertimit në maj të vitit 2009, ofertim i cili kishte të bënte me blerjen e një supërfaqeje bujqësore afër fshatit Mkuzakaj.

Rasti është hetuar nga një prokuror i misionit EULEX dhe sipas kumtesës, palët kanë të drejtë ankese

XS
SM
MD
LG