Ndërlidhjet

SHBA publikon strategjinë e sigurisë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Shtëpia e Bardhë pritet të publikojë sot strategjinë kombëtare të sigurisë, të hartuar nga presidenti Barack Obama.

Plani do të jetë një përmbledhje e gjerë e prioriteteve të politikës së jashtme.

Publikimin e tij do ta pasojë një fjalim i këshilltares për siguri kombëtare, Susan Rice.

Dokumenti i ri do ta përditësojë atë që është publikuar në vitin 2010, kur Obama ka qenë vetëm 15 muaj në postin e presidentit.

Obama pritet të ritheksojë angazhimin e tij për udhëheqjen e koalicionit ndërkombëtar në mposhtjen e militantëve të Shtetit Islamik dhe për bashkëpunim me aleatët evropianë në izolimin e Rusisë, për shkak të rolit të saj në konfliktin në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG